Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Patos me atë të Fierit. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët, të cilët me pankarta dhe fjalime kanë kërkuar që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë dhe të rishikojë propozimin. Banorët e kundërshtojnë bashkimin me Fierin duke argumentuar se Patosi ka identitetin, historinë dhe specifikat e tij, ndërsa sipas tyre edhe Bashkia e Patosit ka një performancë të mirë në ofrimin e shërbimeve. Një prej protestuesve, naftëtar i vjetër, solli në vëmendje kontributin e komunitetit në zhvillimin e qytetit. “Unë jam naftëtar i vjetër. E kemi bërë me kontribut vullnetar këtë Patos. Spitali, ambulanca, shkolla janë bërë me kontribut vullnetar. Kemi punuar...