“Pasuria e paligjshme e konfiskuar nuk humbet, por përdoret për qëllime publike”, gjyqtari Bani: Ja cilat janë mesazhet që marrin qytetarët
Erjon Bami, kreu i GJKKO-së, tha se besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm në vendime, por edhe kur qytetari sheh që pasuritë e konfiskuara nuk mbeten në duart e krimit. Gjatë përurimit të ambienteve të reja të GJKKO, Bani deklaroi se këto pasuri përdoren për qëllime të dobishme publike. Ai theksoi se në këtë rast qytetarit marrin dy mesazhe: E para shteti është i aftë të godasë përfitimin e paligjshëm dhe së dyti shteti është i aftë ta kthejë atë vlerë në shërbim për shoqërinë. “Besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm me vendime gjyqësore, por ndërtohet kur qytetari sheh se pasuria e paligjshme nuk humbet, nuk shpërdorohet dhe nuk mbetet pa destinacion, por përdoret për qëllime të dobishme publike. Kur fondet që rrjedhin nga pasuritë...
Burimi:
top-channel.tv