Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Nën petkun e një biznesi estetik dhe të kuruar, me marka të njohura ndërkombëtare, ambiente luksoze dhe klientelë të përzgjedhur, Policia e Tiranës ka ndërhyrë për herë të parë në një segment tregu që deri më tani kishte mbetur pothuajse i paprekur: tregun e veshjeve dhe aksesorëve të luksit. ZËRI ka mësuar se subjektet e proceduara në Prokurori nga Policia gjatë operacionit “Illegal Trade” që u zhvillua të shtunën, tashmë zyrtarisht nën hetim janë: Zaboo Garden, Brandville, Daka Brand, Prive, Monarch Luxury Boutique, Senso Unico, Beleri Shpk dhe Datja&Co. Nëse nis të kërkosh në rrjetet sociale për objektin e veprimtarisë së këtyre dyqaneve, çdo gjë duket e rregullt. Por sapo nis të kërkosh zyrtarisht në regjistrin shqiptar të biznesit, (QKB), disa gjëra nuk shkojnë. Shumë pak nga...