‘Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal’, SPAK dërgon për gjykim 4 persona
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ndaj katër të pandehurve të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtari të dyshuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit të SPAK, në gjykim janë dërguar shtetasit Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole, Alvaro Romillo Castillo dhe Doris Pere. Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ka evidentuar se të pandehurit dyshohet se kanë krijuar dhe përdorur shoqëritë tregtare “Wingwort” sh.p.k., “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k., të regjistruara në Shqipëri në qershor të vitit 2024, me kapital minimal dhe me të njëjtën adresë regjistrimi, por pa zhvilluar aktivitet real ekonomik. Sipas SPAK, këto shoqëri dyshohet se janë përdorur si...
Burimi:
sot.com.al