Pasi “shporri” Erzen Tolën, Kumbaro emëron ish-asistenten e saj si Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

Pasi “shporri” Erzen Tolën, Kumbaro emëron ish-asistenten e saj si Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u botua në disa media online një artikull që targetonte Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, dukshëm një artikull i sponsorizuar për t’i hapur rrugë më pas shkarkimit të tij nga detyra. Morali ishte se Tola kishte abuzuar me detyrën për ca litra naftë dhe vendime të tjera, gjë që e kishte konstatuar KLSH-ja në raportet e saj. Dhe kjo qeveri, pavarësisht se e ka ngritur në sistem korrupsionin dhe kapjen e shtetit, kur vjen puna te morali i saj nuk të fal, vepron me dorë të hekurt dhe raportet e KLSH-së i merr shumë seriozisht. Në fakt lepuri flinte gjetkë: Erzen Tola duhej fshikulluar publikisht për t’i hapur rrugë shkarkimit demonstrativ, sepse Mirela Kumbaro duhej të emëronte Sekretare...