Pasi i vrau babanë, e mori peng/ Ish-partnerja e Refit Buzit lë spitalin, dërgohet në Komisariat për tu marrë në pyetje

Pasi i vrau babanë, e mori peng/ Ish-partnerja e Refit Buzit lë spitalin, dërgohet në Komisariat për tu marrë në pyetje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, pasi vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu, plagosi ish-vjehrrën, qëlloi edhe veten me armë zjarri në makinë, ku qëndroi i ngujuar prej disa orësh. Ish-partnerja e Refit Buzit, pritet të jetë dëshmitarja kryesore e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht. E reja ka ka dalë nga spitali dhe ndodhet në komisariat, ku po merret në pyetje. Ajo do të japë dëshminë e saj për rrethanat e ngjarjes, që çuan në vrasjen e 35-vjeçarit, plagosjen e rëndë të nënës dhe pengmarrjen e saj. 35-vjeçari Refit Buzi mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, 55 vjeçe, dhe më pas mori peng ish-partneren, të cilën e liroi disa orë më vonë. Policia e rrethoi autorin në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku operacioni zgjati rreth 8 orë, por edhe pse efektivët e...