Pas rrëshqitjes së dheut në Currila, 25 familje mbeten jashtë banesave, nisin ekspertizat për pallatin e dëmtuar

Pas rrëshqitjes së dheut në Currila, 25 familje mbeten jashtë banesave, nisin ekspertizat për pallatin e dëmtuar

Pas rrëshqitjes së dheut që dëmtoi një pallat në zonën e Currilave, Bashkia e Durrësit njofton se 25 familjet që banojnë në godinë nuk do të lejohen të kthehen në apartamentet e tyre deri në përfundimin e ekspertizave dhe konfirmimin se objekti është i sigurt. Sipas bashkisë, menjëherë pas ngjarjes janë angazhuar strukturat vendore dhe qendrore të emergjencave civile, ndërsa është ngritur një grup pune me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Institutit të Ndërtimit, IGJEUM-it dhe Bashkisë së Durrësit për të vlerësuar situatën në terren. Gjatë ditës së nesërme pritet të nisin verifikimet për gjendjen e pallatit, si dhe matjet për studimin gjeologjik dhe gjeoteknik të zonës. Autoritetet synojnë të hartojnë një akt-ekspertizë për qëndrueshmërinë e objektit dhe një projekt për përforcimin e...