Pas porosive që i dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zbarkon” në Elbasan, zbulohet çfarë u diskutua gjatë takimit

Pas porosive që i dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zbarkon” në Elbasan, zbulohet çfarë u diskutua gjatë takimit

Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, pas takimit me blutë e Korçës ka shkuar në Elbasan.  Drejtori i Policisë së Shtetit vijon takimet në terren, ndalesë në Elbasan për forcimin e sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. Pas vizitës në Korçë, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është ndalur në qytetin e Elbasan, ku ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit vendorë të policisë. Gjatë takimeve, ai theksoi së në të dyja qarqet është bërë punë e pamjaftueshme në drejtim të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, shitjes së lëndëve narkotike dhe kapjes së shtetasve në kërkim. Ai kërkoi angazhim maksimal për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, duke siguruar...