Pas orësh kërkimi, gjenden shëndoshë e mirë dy motoristët e humbur
Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për dy motoristët që ishin raportuar të humbur në zonën e Majës së Jezercës. Pas disa orësh kërkimesh në një terren të vështirë malor, ekipet e angazhuara arritën t’i lokalizojnë dhe t’i nxjerrin të dy motoristët në një vend të sigurt, duke i dhënë fund me sukses aksionit të shpëtimit. Tërheqja e tyre nga terreni u realizua nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në koordinim me forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit. Operacioni u zhvillua në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës, por bashkëpunimi mes strukturave të angazhuara bëri të mundur përfundimin me sukses të misionit, pa pasoja për dy motoristët.
Burimi:
ntv.al