Pas kullës 65-katëshe me firmën e Ramës, Shkëlqim Beshiri fut duart edhe te Pallati i Kongreseve
Pas kullës 65-katëshe me firmën e Ramës, Shkëlqim Beshiri fut duart edhe te Pallati i Kongreseve Fituesi i garës për rikualifikimin e Pallatit të Kongresit është “Herzog & de Meuron Basel Ltd” dhe Julian Beqiri + “Marsela Demaj” + “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti” + “SUEB INDUSTRIES sh.p.k.” + “The Space Factory Ltd” + “KLAR” sh.p.k. Gjatë prezantimit të zhvilluar paraditen e kësaj të marte, përfaqësues të ekipit fitues shpjeguan projektin, i cili nënvizonte ndërhyrje minimale në projektin ekzistues dhe afron jetën urbane ndaj publikut. “Ne duam të ndërhyjmë në mënyrë minimaliste tek Pallati i Kongreseve. Kjo ndërtesë, për kohën kur është ndërtuar, ka qenë novatore dhe mbart histori”, u shprehën arkitektët. Koncepti bazohet në katër ose pesë ndërhyrje kryesore, duke e rrethuar ndërtesën...
Burimi:
sot.com.al