Pas disa javësh i shpallur në kërkim, vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit
Dorëzohet në Komisariatin e Policisë ish – oficeri i policisë Irakli Koçiaj. Koçiaj ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish – efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë, raporton korrespondentja Entjola Budo. Dy prej tyre, përfshirë ish – Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”, ndërsa Koçiaj pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët e ardhshme. Sakaq, 4 punonjësit e IMT Sarandë janë ende në kërkim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv