Pas deklaratës së Ramës, solidaritet për nënën e djalit me autizëm, mblidhen 151 mijë dollarë brenda pak orësh
Ditën e djeshme një nënë me djalin e saj autik, u prekën nga uji me piper që hodhi policia, pas tensioneve në protestë. Ajo ka deklaruar pas ngjarjes se ka qenë duke ikur në shtëpi, pas përfundimit të terapisë së djalit. “Isha duke ikur në shtëpi. Dua vetëm të iki në shtëpi, ata na hodhën piper syve. Dua të iki në shtëpi, unë nuk isha atje, isha terapia e djalit, më hodhën piper syve dhe ujë. Turp të kenë”, ka deklaruar ajo, pas ngjarjes. Por ditën e sotme, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj protestuesve, duke deklaruar se ishin ata që e sollën nënë e bir të sëmurë në protestën e tensionuar. “Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me...
Burimi:
sot.com.al