Parashikimi i motit për ditën e enjte/ Ja çfarë ndodh me temperaturat
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm. Moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje hera-herës do te variojne deri të dendura. Pas orëve të pasdites moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius. Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje do te jene të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore, kryesisht në lindje e juglindje, në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare). Pas orëve...
Burimi:
sot.com.al