Parashikim korriku/ Artan Hoxha: Smart City do t’i japë qeverisë kontroll mbi qytetarët
Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka shprehur rezerva të forta për projektin “Smart City”, të promovuar nga qeveria si një sistem që do të rrisë sigurinë dhe do të ndihmojë në luftën kundër krimit. I ftuar në podkastin “Ma Shqip” me Flamur Vezajn, Hoxha tha se përvoja ndërkombëtare tregon se kamerat nuk e parandalojnë krimin, ndërsa ngriti shqetësime se sistemi mund të shndërrohet në një mekanizëm të kontrollit masiv të qytetarëve. “Smart City si model e kemi parë në Dubai. Ka edhe vende të tjera, si Kana në Francë, ku janë vendosur rreth 60 mijë kamera dhe është një nga qytetet më të mbuluara në botë. Por kjo nuk do të thotë se janë parandaluar ngjarjet kriminale. Ato që kanë për të ndodhur, do të...
Burimi:
ntv.al