Parandalohet atentati ndaj Preng Gjinit, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër
Policia e Shkodrës ka parandaluar një atentat të dyshuar ndaj Preng Gjinit, i cili më herët ka qenë objekt i një sulmi me eksploziv në vitin 2020 në Tiranë. Hetimet kanë zbuluar prova që dyshohet se lidhen me përgatitjen e një tjetër sulmi ndaj tij. Një 38-vjeçar, Euglen Buraku, është arrestuar në flagrancë pasi u kap me lëndë plasëse të pajisur me mekanizëm shpërthimi në distancë. Gjatë kontrolleve, në telefonin e tij u gjet edhe një fotografi e Preng Gjinit, ndërsa ai lëvizte në zonën e Vaut të Dejës me një automjet me targa të dyshuara. Në kuadër të hetimeve është identifikuar edhe një tjetër person i dyshuar, Eduard Përgjoka, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Në banesën e tij në Rubik janë...
Burimi:
gijotina.com