PAMJET I FUNDOSËN/ AMP arreston 2 efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë, për ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të disa pamjeve filmike, ku efektivët i morën para një drejtuesi mjeti, në mënyrë që të mos e penalizonin për shkeljen e kryer. Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i AMP: AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre Drejtoria Rajonale Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit...
Burimi:
ntv.al