Pa leje ndërtimi dhe çërtifikatë banimi, konfiskohet një godinë banimi 12-katëshe në Tiranë
Policia e Shtetit dhe IMT, Bashkia Tiranë kanë konfiskuar një godinë banimi 12 katëshe për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij. Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Policia e Shtetit dhe IMT, Bashkia Tiranë raportojnë se është konfiskuar për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, ndërtuar dhe përdorur në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i një aksioni të përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së...
Burimi:
top-channel.tv