OSBE në alarm për rregulloren e GJKKO-së, analizon kufizimet ndaj medias
Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila parashikon ndryshime në mënyrën e mbulimit mediatik të proceseve gjyqësore, po shqyrtohet edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Prania e OSBE-së në Shqipëri ka bërë të ditur se është në dijeni të zhvillimeve dhe po analizon nëse rregullorja ka ndikim mbi garancitë e gjykimit të drejtë, transparencën e procedurave gjyqësore dhe aksesin e medias. Gjithashtu, organizata do të vlerësojë nëse akti është në përputhje me legjislacionin shqiptar, angazhimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare. Rregullorja, e hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erion Bani, parashikon që gazetarët të kërkojnë autorizim për ndjekjen e seancave gjyqësore, vendos kufizime për praninë e kamerave dhe ndalon përdorimin e...
Burimi:
ntv.al