“Organizimi ishte katastrofë”/ BIRN: A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?! Reagimet: Paratë e…
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në periferi të Tiranës për koncertin e shumëdebatuar Kanye West, i njohur si Ye. Koncerti u mbajt në “Eagle Stadium”, një arenë e ngritur posaçërisht për ngjarjen dhe e promovuar nga qeveria si skena e një prej spektakleve më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Një ditë pas performancës, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të mazhorancës nxituan ta shpallnin koncertin një sukses ndërkombëtar dhe një arritje të rëndësishme për imazhin e vendit. “Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert,” deklaroi Rama në një video të publikuar në Facebook. “Shqipëria organizoi një ngjarje që, falë kanaleve sociale dhe famës së protagonistit, u bë në çdo cep të botës lajm,” shtoi ai. Të njëjtin entuziazëm shfaqi edhe kreu...
Burimi:
sot.com.al