Operacioni i SPAK, sekuestron mbi 128 milionë euro të lidhura me projektin në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu dhe makinat luksoze te Top Seven

Operacioni i SPAK, sekuestron mbi 128 milionë euro të lidhura me projektin në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu dhe makinat luksoze te Top Seven

SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec. Sipas vendimit të gjykatës datë 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrime të shumës totale prej mbi 128 milionë eurosh  nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e të cilës është Redi Struga. Këto fonde dyshohet se janë përdorur për të treja transaksionet e shitblerjes së tokave në Zvërnec. Burimet bëjnë me dije se përgjimet e realizuara nga SPAK, të cilat dokumentonin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, kanë qenë kyçe për...