Operacioni “Basti i Fundit”, AMP godet një pikë të dyshuar të basteve të paligjshme pranë Fushë-Krujës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar këtë të hënë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive në zonën e Fushë-Krujës. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet u ushtruan në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit Ahmet Stafuka në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës, pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative të AMP-së. Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan katër pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit, katër monitorë, si dhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e basteve sportive të paligjshme. AMP bën të ditur se janë duke u kryer veprimet e...
Burimi:
sot.com.al