Operacion i bujshëm në Sarandë dhe Ksamil/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë

Operacion i bujshëm në Sarandë dhe Ksamil/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë dhe biznesmenëve të dyshuar për shkelje që lidhen me ndërtimet pa leje. Burime bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar për dhjetëra persona, mes tyre efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë vendorë, si edhe ndërtues e biznesmenë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në zonat bregdetare. Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar dy urdhër-arreste, një ndaj një efektivi të policisë dhe një tjetër ndaj një biznesmeni, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë publike nga...