Operacion antidrogë në Laç, shisnin kanabis pranë shkollave, 7 të arrestuar
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Perimetri 2”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarje droge dhe organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Laç. Arrestohen 7 shtetas, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, celularë dhe 7 pajisje të ndryshme elektronike për lojëra fati. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Perimetri 2”. Operacioni u...
Burimi:
top-channel.tv