Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis, bimët asgjësohen përmes djegies

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis, bimët asgjësohen përmes djegies

Një numër i lartë efektivësh të Policisë së Tiranës dhe Krujës janë angazhuar në një operacion për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni kryesisht është fokusuar në territorin e rrethit të Krujës ndërsa janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies disa fidanë kanabis. Sakaq, operacioni po vijon dhe për zbulimin e kultivimit të canabisit në ambiente të mbyllura përmes llampave. “Krujë/Operacion masiv në terren dhe në ambiente të mbyllura për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike. Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po kryejnë kontrolle në shkallë të gjerë në territorin e...