“O le le protesta nuk funksionon”, Braçe: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat, nuk mund të kalohet…

“O le le protesta nuk funksionon”, Braçe: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat, nuk mund të kalohet…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një deklarate të gjatë ku thekson se protesta është një e drejtë demokratike, por nuk zëvendëson qeverisjen. Sipas socialistit, protestat paqësore janë element thelbësor i demokracisë dhe duhet të pranohen si të tilla, ndërsa qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj tyre, por te ushtrimi i funksionit të saj. Reagimi i plotë i Erion Braçes: O le le o le le protesta nuk është qeverisje! Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë;Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një qeveri nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe. Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur!Qeverisni!...