Nuk u dakordësuan për zgjatjen e afateve të ‘Territoriales’, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po shmang një proces të rëndësishëm për qytetarët, referuar refuzimit nga mazhoranca socialiste të kërkesës për shtyrjen e afatit të punimeve për Reformën Territoriale. Ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre dhe të marrin pjesë masivisht në protesta, Berisha paralajmëroi se pas përfundimit të proceseve të brendshme në parti, PD do të riformulojë strategjinë e saj politike.“Do të riformulojmë agjendën tonë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, suksesit të protestës dhe largimit të Edi Ramës”, u shpreh kreu i demokratëve.Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës se nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptarë, por sipas tij, interesa ekonomike dhe struktura që kanë ndikuar në proceset zgjedhore. “Këta deputetë nuk përfaqësojnë qytetarët. Ata...
Burimi:
sot.com.al