“Nuk mjaftojnë 4 milionë euro për të mposhtur qytetarët”/ Reagon Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar 4.2 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë për të siguruar një koncert të dështuar. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se 4.2 milionë eurot e shqiptarëve do të shkojnë për të mbushur stadiumin me patronazhistë dhe me punonjës të administratës, pasi koncertin qytetarët e bojkotuan për shkak të protestës. “Koncerti i Kanye West dështoi. Fituan protestuesit që i ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotonin koncertin. Por Edi Rama çfarë bën? Nuk dëgjon protestuesit, por merr 4 milionë euro nga paratë e qytetarëve dhe i harxhon për të blerë biletat që nuk janë shitur të koncertit. Dhe do ta mbushë koncertin tani me patronazhistët dhe me administratën”, thekson Shehaj. Shehaj...
Burimi:
sot.com.al