“Nuk është simbol i zi, por fund politik”/ Ironizon Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një

“Nuk është simbol i zi, por fund politik”/ Ironizon Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një

I ftuar në nje studio televizive, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës, tha se sipas tij aty në të vërtetë duhet të ishin dy arkivole, duke nënkuptuar me këtë mbylljen e ciklit politik të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sipas tij, nuk ka asnjë simbolikë të zezë në atë arkivol, pasi ai përfaqëson fundin politik, ndërsa u shpreh se kryeministri Rama e përdori shfaqjen për t’u viktimizuar, duke e krahasuar këtë me arkëmortin e Azem Hajdarit që u soll para Kryeministrisë së drejtuar nga Nano në vitin 1998. “Kreativiteti ka qenë arma e fortë, një ndër armët e forta të lëvizjes. Dëgjoni, kam përjetuar edhe 1998 edhe në ’99-ën, sepse kam qenë në gjykatë...