“Nuk e di a janë gjallë!”/ Lot dhe frikë mes njerëzve heronj që luftuan me zjarrin në Krujë

“Nuk e di a janë gjallë!”/ Lot dhe frikë mes njerëzve heronj që luftuan me zjarrin në Krujë

Pas zjarrit të përhapur në zonën e Krujës gjatë mbrëmjes së së shtunës, ku u ndërmorën edhe masa për evakuimin e banorëve, vëmendja është përqendruar edhe te puna e forcave që u angazhuan në terren. Ish-komandanti i Forcave të Armatosura dhe ish-deputeti Denis Deliu ka publikuar një fotografi të realizuar rreth orës 01:00 të mëngjesit, gjatë ndërhyrjes në zonën e malit të Krujës. Në postimin e tij, ai ka rrëfyer një bisedë me komandantin e zjarrfikësve, Altin Shullazi, duke përshkruar shqetësimin e tij për kolegët që ndodheshin në terren. Sipas Deliut, kur e ka pyetur komandantin nëse kishte nevojë për ndihmë, ai i është përgjigjur se nuk kishte mundur të kontaktonte me disa prej zjarrfikësve të grupit dhe nuk e dinte nëse ishin mirë. Deliu...