“Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet”/ U dhunua një natë më parë, drejtori i AKU-së në Shkodër: As në lule të ballit nuk më tremb…

“Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet”/ U dhunua një natë më parë, drejtori i AKU-së në Shkodër: As në lule të ballit nuk më tremb…

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas incidentit të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj tij, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar. Në një reagim të gjatë, Haderi shprehet se mesazhet dhe telefonatat e shumta nga qytetarët kanë qenë një mbështetje e madhe për të dhe familjen e tij, duke theksuar se kjo situatë i jep edhe më shumë përgjegjësi për të vijuar detyrën. Ai thekson se besimi i qytetarëve është “amanet dhe forcë”, që e detyron të vazhdojë shërbimin me dinjitet dhe përkushtim ndaj Shkodrës. Në reagimin e tij, Haderi deklaron se nuk do të ndalet përballë presioneve apo kërcënimeve, duke shtuar se as dhuna dhe as aktet e papritura nuk mund...