Një tjetër sukses ndërkombëtar për 15-vjeçarin shqiptar, Loris Qose fiton medaljen e artë
Flamuri shqiptar është ngritur sërish në podiumet e një kompeticioni prestigjioz ndërkombëtar falë suksesit të 15-vjeçarit Loris Qose.Nxënësi i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik u shpall fitues i medaljes së artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad për matematikë, të zhvilluar në Romë ku morën pjesë garues nga 56 shtete.Shkolla 9-vjeçare ‘7 Marsi- nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale shprehen krenarë për Loris ndërsa shkruhet se ky rezultat është fryt i një punë të vazhdueshme e përkushtimi.“Loris Qose na bën sërish krenarë!Një sukses i jashtëzakonshëm për nxënësin tonë të talentuar, Loris Qose, i cili fitoi Medaljen e Artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, një kompeticion prestigjioz me pjesëmarrjen e 56 shteteve nga e gjithë bota.Me punë, përkushtim dhe sakrifica,...
Burimi:
ntv.al