“Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika
Kur një sistem i korruptuar ndien se po sfidohet, shpesh zgjedh të intimidojë ata që ngrenë zërin kundër praktikave të tij. Janë metoda të vjetra politike, të njohura për çdo shkodran dhe çdo shqiptar që ka përjetuar tranzicionin e gjatë të vendit. Kjo nuk është një histori e re, por nuk duhet të jetë as një histori që pranohet me heshtje.Në rastin tim, dua të jem i qartë: nuk pranoj të trajtohem si një stereotip dhe as të frikësohem nga sulmet mediatike, nga paragjykimet apo nga presionet që synojnë të dekurajojnë angazhimin qytetar. Kam shprehur vazhdimisht shqetësimet e mia për nevojën e forcimit të etikës profesionale, standardeve europiane dhe barazisë para ligjit, si dhe për praktika që, sipas bindjes sime, mund të cenojnë besimin e...
Burimi:
sarandanews.com