“Një furi dhune dhe marrëzie, u lëshua kundër një koncerti”/ Kanye West performoi në Tiranë, Rama: Fillojnë llogaritë..
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të gjithë ata që kritikuan koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë në Tiranë. Edi Rama: “Ngjarja u bë një motiv ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. U bë një jetë që sa herë jam përpjekur të bëj diçka të bukur, kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat, pensionistët po vdesin, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lek do të merrte kaq ky, kaq ai, e me radhë. Në pamje të parë kjo qasje duket sikur ha debat, dhe demagogët që mbushin pasqyrat e kanaleve socialeve, çeret e verosura për popullin, duket sikur po...
Burimi:
sot.com.al