Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

Nis sot zbatimi i amnistisë penale në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Sipas të dhënave, 541 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe dalin sot nga burgjet, ndërsa qindra të tjerë përfitojnë ulje të dënimit ose forma të tjera lehtësimi. Sipas raportimit, përveç 541 personave që lirohen, 803 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 173 persona përfitojnë nga rillogaritja e dënimit, 124 raste lidhen me disa vendime gjyqësore, ndërsa 67 të dënuar përfitojnë nga bashkimi i dënimeve. Po ashtu, 609 persona nuk përfitojnë nga amnistia penale, pasi nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj. Institucionet me numrin më të lartë të lirimeve janë: Lushnja – 127 të liruar Fieri – 104 të liruar Reçi (Malësi e Madhe) – 101 të liruar Rrogozhina – 94...