Ngjarja e rëndë në Maliq, reagon presidenti Begaj: I shpreh ngushëllime familjes së efektivit që humbi jetën

Ngjarja e rëndë në Maliq, reagon presidenti Begaj: I shpreh ngushëllime familjes së efektivit që humbi jetën

Pas ngjarjes së rëndë në Lozhan të Maliqit, ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj, i cili i shpreh ngushëllime familjes së efektivit Enea Mekolli, i cili mbeti i vdekur gjatë operacionit për arrestimin e Violand Braçellari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë për afro 10 vite. Në shkëmbimin e zjarrit mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes. “Bashkohem thellësisht më dhimbjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!...