Ngjarja e rëndë në Maliq/ Efektivi që humbi jetën i përkiste forcave Shqiponja, autori ishte i shpallur në kërkim. Detajet e fundit
Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit në qarkun e Korçës, ku një polic ka mbetur i vdekur, teksa gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur ka mbetur një tjetër efektiv dhe vetë autori. Sipas informacioneve që korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule ka arritur të sigurojë nga policia, mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë lokalizuar një person në kërkim kanë nisur një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit. Gjatë aksionit i kërkuari ka bërë rezistencë dhe ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet tij dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie i forcave Shqiponja, teksa mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim. Ky i fundit...
Burimi:
top-channel.tv