Nga “Ndrangheta” te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës
Media ekuadoriane “Vistazo” shkruan në një artikull se rrënjët e mafies shqiptare lidhen me periudhën komuniste, kur Shqipëria ishte e izoluar nga bota. Në vitet 1960 u krijuan lidhje të para me grupet kriminale italiane përmes kontrabandës së cigareve drejt Italisë dhe Europës. Këto marrëdhënie ndihmuan në krijimin e asaj që më vonë u njoh si “Rruga e Ballkanit”, një korridor i rëndësishëm për aktivitetet kriminale ndërkombëtare. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u përball me krizën e skemave piramidale në vitin 1997, e cila shkaktoi trazira të mëdha dhe përhapje të armëve në popullsi. Në të njëjtën periudhë, lufta në Kosovë solli fluks refugjatësh dhe krijoi kushte të favorshme për zgjerimin e grupeve të krimit të organizuar. Me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Europës, veçanërisht...
Burimi:
sot.com.al