NGA MUSA KURTULAJ – Diplomacia nuk mund të zëvendësohet me folklor…
Nuk bëjnë gjë tjetër veçse i japin oksigjen propagandes qindravjeçare të qarqeve të errëta të SerbisëNjë nga sëmundjet më të vjetra të debatit publik shqiptar është ngatërrimi i diplomacisë me folklorin, i politikës shtetërore me retorikën e mejdanit dhe i interesit kombëtar me nevojën për duartrokitje. Kjo nuk është thjesht një mangësi kulture politike; është një problem që prodhon pasoja konkrete për shtetin dhe shoqërinë.Paradoksi më i madh është se kjo nuk ndodh vetëm në mesin e turmës. Shpesh, nxitësit më të zellshëm të kësaj klime janë pikërisht njerëzit që kanë pasur privilegjin e shkollimit, të fjalës publike dhe të ndikimit intelektual. Ata që duhej të ishin zëri i arsyes, zgjedhin të bëhen jehona e emocioneve më primitive. Hedhin gurin dhe fshehin dorën, ndezin zjarrin...
Burimi:
sarandanews.com