Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve ka vështirësuar dhe varfëruar shqiptarët. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati prezantoi edhe planin me tre masa të PD-së për përballimin e situatës. Berisha u shpreh se tre masat janë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, heqja ose uljen e TVSH-së në 6% për produktet ushqimore dhe dyfishimin e pagave e pensioneve. Sipas Liderit të opozitës, këto masa do të ndihmojnë në zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët. Pjesë nga bashkëbisedimi:  Pyetje: Doktor, çmimet janë rritur aq shumë dhe nuk po ia dalim dot të mbyllim muajin. Po blejmë gjithnjë e më pak produkte ushqimore. A keni ju ndonjë plan konkret se si ta zbusni këtë inflacion të çmimeve? Po ndonjë plan konkret...