Nga Mcgonigal, te Edi Rama dhe tre super kallëzuesit që e fundosën në SPAK, Ilir Meta “sfidon” Prokurorinë e Posaçme…

Nga Mcgonigal, te Edi Rama dhe tre super kallëzuesit që e fundosën në SPAK, Ilir Meta “sfidon” Prokurorinë e Posaçme…

Një ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) listën e dëshmitarëve që do të thërrasë në procesin ndaj tij, Ilir Meta është hedhur në kundërsulm, duke paralajmëruar se edhe mbrojtja e tij do të kërkojë dhjetëra dëshmitarë, mes tyre diplomatë, zyrtarë amerikanë, dhe përfaqësues të kompanive lobuese të përfshira në dosje. Kreu i Partisë së Lirisë theksoi dje se “koha e deduksioneve mbaroi” dhe se në gjyq do të dalin fakte që, sipas tij, nuk janë hetuar prej 8 vitesh. Në postimin e tij, Meta tha se do të kërkojë edhe dëshminë e aksionerëve dhe drejtuesve të DIA në Uashington, drejtuesve të McKeon Group, si dhe të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal përmes letërporosive. “Koha e deduksioneve mbaroi, gati për...