Nga Amerika në Evropë, takimet e Artur Shehut me pjesëtarët e grupit për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri

Nga Amerika në Evropë, takimet e Artur Shehut me pjesëtarët e grupit për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri

Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i goditur nga SPAK, kanë kryer takime të shpeshta në harkun kohor 2018 -2021, për të koordinuar veprimet për trafikun e drogës, por dhe mënyrat për të investuar në Shqipëri. “Artur Shehu, merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrje, marrin pjesë shtetasit Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pëllumb Petritaj”, thuhet në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme. Në disa takime në Majorka në vitin 2019, kanë marrë pjesë...