Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen
Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me temperaturat që pritet të mbeten të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Sinoptikanët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat mund të arrijnë deri në 39-40 gradë Celsius, duke përjetuar edhe ato që quhen ‘netë tropikale’. “Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë do të na shoqërojnë jo vetëm për fundjavën, por edhe javën që kemi përpara. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të pakta në relievet malore të vendit. Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut, 5-6 metra për sekondë dhe herë pas here përgjatë vijës bregdetare pritet të shkojë...
Burimi:
sot.com.al