“Nesër më shumë”/ Qytetarët njoftojnë tubimin e radhës kundër ndërtimeve në Zvërnec, protestuesit ndriçojnë…
Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, në Tiranë. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar tubimin e ri të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë. Gjithashtu, një nga momentet simbolike të tubimit ishte ndezja e blicave të telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetje për kauzën të cilën tanimë ata e kanë nisur dhe po e çojnë përpara. Organizatorët deklaruan se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave kundër ndërtimeve që, sipas tyre, rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit. Gjatë protestës, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të...
Burimi:
sot.com.al