Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

Një nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara ka mbajtur një fjalim të fortë emocional gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke denoncuar vështirësitë që, sipas saj, ka hasur prej 11 vitesh në përpjekjet për të siguruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për djalin e saj. Ajo deklaroi se familjet me fëmijë me aftësi ndryshe janë lënë pa shërbimet e nevojshme, duke pohuar se nuk ka përfituar ndihmë të mjaftueshme nga shteti. Sipas saj, mungesa e fizioterapisë dhe e mbështetjes financiare e ka bërë edhe më të vështirë përballimin e situatës. Gjatë fjalës së saj, protestuesja kritikoi ashpër deklaratat e qeverisë për sistemin shëndetësor, duke pretenduar se realiteti që përjetojnë qytetarët është ndryshe nga ai i paraqitur publikisht. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të...