Nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur humbën jetën, Këshilli Bashkiak Shkodër nis mbledhjen me 1 minutë heshtje
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Domën. 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh.
Burimi:
sot.com.al