“Në PS ka një grup, që nuk bie dakord me…”/ ‘Shpërthen’ ashpër, Kulluri: Është krijuar një kryeministër monstër
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në nje studio televizive, ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e përditshme që vijojnë prej më shumë se 70 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, si dhe te krizat e brendshme që po përshkojnë mazhorancën. Gjatë fjalës së tij, Kulluri kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit ndaj pushtetit vendor dhe reformave territoriale, duke theksuar se po dëmtohet rëndë parimi i demokracisë e rajonalizimit: “Rama në vend që të dëgjojë protestat në vend, në të gjitha bashkitë që do shkrihen, insiston dhe dhunon psikologjikisht përfaqësuesit e këtyre komuniteteve. Dëmi i madh është bërë në reformën e vitit 2014, antidemokratike, kundër politikës së rajonalizimit për bashkitë evropiane. Nuk e kuptoj dot si Rama vijon me këtë...
Burimi:
sot.com.al