Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, pas ekstradimit nga Dubai në Tiranë lihet në burg edhe njëri prej personave të përfshirë në grupin kriminal

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, pas ekstradimit nga Dubai në Tiranë lihet në burg edhe njëri prej personave të përfshirë në grupin kriminal

Gjykata e Posaçme la nën arrest në burg edhe Devid Patrut (alias Devid Boraj), (alias Elidon Skëndaj). Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe prokurori Andan Xholi tha se i dyshuari që ju dorëzua autoriteteve nga Dubai, është i implikuar në çështje droge. Më 5 qershor të këtij viti, pra dy ditë më parë, është finalizuar operacioni i ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë i disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të rënda penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimin kompjuterik. Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet shqiptare kanë sjellë në vend shtetasit Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri...