“Ne jemi shqiponja, sorrë është Edi Rama”/ Protestuesi i përgjigjet kryeministrit: Do të mbrojmë çdo pasuri…

“Ne jemi shqiponja, sorrë është Edi Rama”/ Protestuesi i përgjigjet kryeministrit: Do të mbrojmë çdo pasuri…

Një i moshuar teksa ka marrë pjesë në protestën e 51-të kundër qeverisë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i etiketoi protestuesit si sorra, duke thënë se shqiptarët janë shqiponja dhe sorrë është ai vetë.I moshuari ngriti edhe problemin e shpopullimit dhe tha se shqiptarët po zëvendësohen me njerëz nga Afrika dhe Azia. “Ne jemi Shqiponja, sorra dhe korba janë Edi Rama dhe ata që e pasojnë. Vij në protestë të mbështes rininë e mrekullueshme që po i jep mësim dhe Europës.Ky vend është goditur nga politikat sorosiane dhe nga establishmenti Rama-Berisha.Edhe Elom Musk ia transformuan fëmijën, por jam kundër ndërhyrjeve, shoqëria shqiptare duhet të ruajë traditën sepse ato e kanë ruajtuar nga shfarosja. Edhe perandoritë nuk e kanë bërë, duhet të mbrojmë...