Ndryshimet pas protestës në Zvërnec, kush është drejtori i Policisë së Vlorës

Ndryshimet pas protestës në Zvërnec, kush është drejtori i Policisë së Vlorës

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës pas shkarkimit të Elidon Çelës. Çela u shkarkua pas protestave në Zvërnec dhe incidentit ku një qytetar u mor zvarrë nga një grup rojesh private që mbronin rrethimin. Mos ndërhyrja e efektivëve të policisë së Vlorës të cilët ishin në vendngjarje solli jo vetëm shkarkimin e tij, por edhe ndryshime në strukturat e policisë në qark si dhe marrjen në hetim të tyre, siç e theksoi dhe kryeministri Rama gjatë konferencës së tij gjatë ditës së sotme.