Ndarja territoriale, Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun…?!

Ndarja territoriale, Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun…?!

Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e fundit, nga harta e Shqipërisë janë zhdukur pothuajse gjithë qendrat e mëdha ku dikur jetonin mijëra njerëz të cilët me ikjen e tyre e kthyen Butrintin, Apolloninë apo Bylisin në gërmadha. Ne sot mendojmë se sa e bukur ishte jeta poshtë harqeve prej guri apo portikëve të këtyre qyteteve madhështorë por njerëzit që kanë jetuar aty dikur kanë menduar ndryshe.Ata janë larguar sepse mesa duket një ditë nuk kishin më punë, tokat ishin të thata, uji shterroi dhe fëmijët mërziteshin shpejt. Kështu vendosën të zhvendosen në Fier, në Ballsh dhe në Sarandë apo edhe në Tiranë sic ndodhi me banorët...